Të gjithë po mendojnë se Arbana Osmani po i futet muzikës, reagon moderatorja

Nuk është aspak e rrallë që personazhe të njohur shqiptare, pasi “shkëlqejnë” në fushat e tyre përkatëse, vendosin t’i futen muzikës sepse tregu muzikor shqipta le të themi që i pranon edhe këngët nga persona që lidhje me muzikën nuk kanë edhe aq shumë. E në fakt, nisur nga eksperienca, edhe pse në fushën e saj që është moderimi ka shkëlqyer vërtetë, disa foto të fundit të Arban Osmanit ngritën dyshimin tek ndjekësit e saj se ajo mund të jetë pranë debutimit në muzikë.

Kështu, ka qenë pikërisht kjo foto që ka ngritur pikëpyetje dhe dyshim tek njerëzit, teksa moderatorja shihet në një studio muzikore:

Ndërkohë ka qenë vetë Arbana që me postimin pasardhës ka shuar cdo dyshim, duke u shprehur thjesht: “Jo, jo, nuk ka ardhur akoma ajo ditë”.

Megjithatë jemi kuriozë të dimë, cfarë po kërkonte ekzaktësisht Arbana në studion muzikore, mos ndoshta ka të bëjë me ndonjë surprizë të mundshme me dasmën? Presim e të shohim…

 


Shtuar 14.06.2023 16:54