Ish-zv.ministrja Rovena Voda mori rrogë mbi 1 milionë lekë edhe në arrest shtëpie? Reagon Autoriteti për Informim

Databaza e pagave të qytetarëve shqiptarë nxori në pah abuzime të shumta të personave që janë punësuar në shtet.

Një prej tyre ishte edhe ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila në databazë figuronte e punësuar dhe me një pagë prej 116,667 lekësh, apo 1 milion e 100 e 66 mijë të vjetra, ndonëse prej 6 muajsh ajo vijon të jetë në arrest shtëpie, për shkak se sipas përgjimeve të prokurorisë rezultoi se Voda kishte përfituar 2000 euro, një telefon të ri dhe një arkë me peshk për të ndikuar në punësimin e një shtetaseje në Ministrinë e Brendshme.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që deklaron se Rovena Voda është larguar nga detyra disa ditë pasi vendimit të GJKKO-së.

Sqarimi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit:

Mardhëniet e punës dhe ato financiare të znj.Rovena Poda u pezulluan menjëherë pas vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nisur nga disa informacione të publikuara në portalet Neëbomb.al dhe Dosja.al se ish-zëvendësministrja Roven Voda, e cila që prej datës 13.07.2021 është në arrest shtëpie, figuron të jetë e punësuar, me një pagë 1 milion lekësh, si koordinatore e projekteve që financohen nga qeveria dhe donatorë të huaj në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit sqarojmë se : Në datë 26.07.2201 titullari i institucionit te Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka nxjerrë Urdhërin për Pezullimin e Përkohshëm në Ushtrimin e Marrëdhënieve të Punës dhe marrëdhënieve financare për znj. Rovenda Voda, bazuar në Vendimin nr.57 të datës 13.07.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe të Vendimit nr.58 , datë 15.07.2021, të Gjykatës së Posaçme  të Shkallës së parë për Korrupsioin dhe Krimit të Organizuar. Në bazë të këtij urdhëri, znj. Rovena Poda me detyrë Kordinatore e Projektit që prej datës 13.07.2021( e cila korespondon me vendimin e gjykates se sipercituar) i janë ndërprerë marrëdhëniet  e punës dhe ato financiare, edhe për faktin se subjekti nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrat funksionale të percaktuara në Kontraten Individuale te Punes, per shkak të arrestit në shtëpi. Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit i komunikon gazetarëve të mediave të sipërmenduar se është i hapur për të treguar listë -pagesat e institucionit nëse janë të interesuar për më shumë informacion të detajuar.


Shtuar 6.01.2022 21:54