Merr flakë në ecje makina, detajet e para

Një automjet është përfshirë pak më parë nga flakët teksa ishte në lëvizj në aksin Qafë Thanë- Prrenjas.

Sipas policisë, mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur plotësisht.

Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Njoftimi

Prrenjas/ Informacion paraprak: Në aksin rrugor Qafë Thanë- Prrenjas, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit H.K., banues në Pogradec, dhe si pasojë është djegur plotësishtë mjeti.

Nuk ka dëme në njerëz dhe nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes


Shtuar 23.08.2020 11:57