Rikthehen forcat ukrainase! Rimarrin kontrollin e Makariv, në perëndim të Kievit (FOTO LAJM)

Pas ditësh luftimesh, forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e Makariv, një qytet 30 milje në perëndim të Kievit.

Lajmin e bënë të ditur Forcat e Armatosura të Ukrainës, përmes një postimi në Facebook.

“Flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv” ndërsa rusët u tërhoqën, thuhet në postim.

CNN nuk mund të konfirmojë pretendimin e forcave të Ukrainës.

Makariv kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore ruse në vazhdim. CNN verifikoi vërtetësinë e fotografive të postuara në mediat sociale më 12 mars, të cilat tregonin dëme të mëdha në komplekset e apartamenteve, shkollat dhe një objekt mjekësor.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pohuar vazhdimisht se nuk po synon civilët.