Emanuela nuk paska ditur asgjë, Ilir Shaqiri tregon si ia bëri surprizë dasmën: E çova të veshur nuse me taksi

Ashtu sikurse pritej fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri organizoi fundjavën e kaluar një dasmë buzë detit për tu rimartuar me gruan e tij, Emanuelën.

Në 20-vjetorin e martesës së tyre, balerini surprizoi partneren e jetës me një ceremoni tipike shqiptare që ia kishte premtua dy dekada më parë. Të ftuar në një intervistë për “Wake Up” familja Shaqiri zbuloi të gjitha detajet dhe të pathënat e dasmës që mori vëmendjen e të gjithëve.

Balerini tregoi se e gjitha ishte një surprizë dhe ua mbajti sekret si bashkëshortes, ashtu edhe vajzës së tij, Emily. Ai tregoi se ideja lindi gjatë një udhëtimi me Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën.

“Kjo ka qenë një dëshirë prej 20 vitesh të bëja një dasmë në Shqipëri me prindërit dhe njerëzit që doja. E kam quajtur një festë ku toka ku ke lindur të jep emocione dhe këto emocione doja tua përcjellja si Emanuelës, si vajzës. Dasmat tona janë shumë të veçanta, si folklori ashtu edhe kultura. Nuk ndodhin këto emocione në dasmat italiane. Te ne është emocion, dinamikë, gaz, hare. Kishim 30 veta të ftuar nga Italia, miq e artistë që mbetën të befasuar nga atmosfera, mikpritja.

Ishte surprizë për Emanuelën dhe Emilyn ato nuk dinin asgjë. Ideja lindi gjatë një rrugëtimin që po bëja me Ermalin dhe Amin. E kisha ëndërr tu prezantoja Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Duke folur me ta thamë ta bëjmë në Durrës.”- tregoi Iliri.

Por, si nuk kuptoi asgjë Emanuela e cila ishte veshur nuse? Ajo shpjegoi se e gjitha ishte pjesë e planit dhe se Iliri i kishte thënë se do merrnin pjesë në një sfilatë ku do përfaqësonin disa stilistë për këtë aryse ajo duhet të ishte e veshur si nuse.

“Më habiti dhe mua se zakonisht jam më e zgjuar. Më tha se në Tiranë do ketë një festë në tv dhe se ne do jemi përfaqësues. Më tha se do ketë stilistë dhe ne do jemi përfaqësues. Duke qenë se jemi miq të Amit dhe Ermalit na përzgjodhën ne dhe do visheshim për sfilatë. Gjithë të tjerët ishin të ftuar. Ndaj nuk dyshova fare dhe mbërrita aty si nuse. Të gjithë më pyetën si nuk e kuptove këtë gjë.”– tha ajo.

Data 28 nuk ishte krejt e rastësishme pasi në këtë datë Emanuela kishte ditëlindje. Pra, dy gëzime në një ditë. Duke folur për mënyrën se si e priti ditëlindjen, Emily tha: “Ai më kishte thënë diçka jo mhi gjithë organizimin port ha se do i bëjmë një unazë mamit për ditëlindje. Kur mbërritëm isha e thjesht dhe mendova një mbrëmje klasike. Ami më dha kutinë me unazën dhe mendova se ishte ditëlindja dhe do ia jepte mamit. I pashë personazhet e BBV nuk dyshova fare. Kur pashë gjyshërit njerëzit e mamit nga Italia e humba fare dhe nuk po kuptoja.”

Dasma tipike shqiptare kishte patur përveç të ftuarve shqiptarë, të afërm të Ilirit dhe shokë që janë personazhe të famshme, edhe shumë italianë dhe figura të rëndësishme në shtetin fqinj. Ilir tha se ceremonia ishte e organizuar në katër akte.

“Kishte 4 akte: celebrimi ng lali Eri, pastaj shkuam drejt hotelit ku hëngrëm darkën dhe tavolinat ishin emëruar sipas emrave të qyteteve të Italisë dhe Tiranën në mes. Pas darkës ishte akti i tretë në zonën e pishinës ku u festua ditëlindja e Emanuelës. Iva Mula, Gena ishin disa nga ata që kënduan. Të gjitha këngët e të gjitha zhanereve u kënduan. Dhe akti i fundit me ata që ngelën në fund fare duke dëgjuar Ermal Mamaqin dhe Valon Shehun.”– tregoi balerini.

Që dasmat shqiptare ndryshojnë nga ato italianet, kjo është pak por e sigurt. Por cili ishte momenti që u bëri më shumë përshtypje Emilyt dhe Emanuelës që janë mësuar me të tilla organizime.

Për Emanuelën ishte fakti që shqiptarët kërcejnë gjatë gjithë kohës. “Një diferencë shumë e madhe sepse që nga momenti që hymë të gjithë filluan të kërcejnë edhe gjatë vakteve dhe kur hanim. Në Itali kjo ndodh më pak, ulemi, hamë, ngrihemi dhe kërcejmë. Ky është ndryshimi dhe familja më tha se këtu dinë gjithë të kërcejnë. Te ne ndodh rrallë.”

Kurse Emily i kishte pëlqyer miksimi i zhanreve të ndryshme të muzikës. “Më pëlqeu përzerja e këngëve sepse përfshinte këngë të ndryshme. Ishim të gjithë që kërcenim. Pastaj u veshën edhe me kostume tradicionale shqiptare.”- tregoi ajo.