Manastirliu jep detaje për testet serologjike: Janë testuar më shumë se 1300 persona

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka njoftuar se puna për testimet serologjike të mjekëve vijon ende.

Sipas Manastirliut, janë testuar më shumë se 1300 personel shëndetësor, ku ka rezultuar 8% pozitiviteti.

Njoftimi i Manastirliut
“Vijon puna pa u ndalur në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, për testimet serologjike të mjekëve dhe infermierëve, në vijën e parë të përballjes me #COVID19🦠

Më shumë se 1300 të testuar, ku ka rezultuar 8% pozitiviteti, pra krijimi i antitrupave tek personeli shëndetësor i testuar deri tani.

#Vijojnë testimet për grupet e rrezikuara ✅

#StafetMjekësoreNëGatishmëri”, shkruan Manastirliu.


Shtuar 21.05.2020 14:03