Shkon në 186 numri i të infektuarve në Shqipëri, cili qytet është vatra e re

Ka shkuar në 186 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend, teksa numri i viktimave 8.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 102 persona nga të cilët janë konstatuar 12 raste të reja.

Vatra e re është qyteti i Pukës.

Ministria bën sërish thirrje për çdo qytetar të telefonojë në nr 127 për çdo shqetësim dhe mos paraqiten menjëherë në spital.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 107 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 20 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
– Pukë 2 raste

Vijon..


Shtuar 27.03.2020 10:37