Ndarja e bujshme e Mira Konçit me Shpëtim Saraçin, e bija Era jep lajmin befasues (FOTO LAJM)

Era Saraçi, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit zbuloi më shumë nga jeta e saj në SHBA, aty ku jeton prej disa vitesh.

Era pohoi se për momentin është e punësuar në një kompani teknologjike, ndërsa po mendon seriozisht për t’u angazhuar edhe në muzikë.

“Kam menduar disa bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë, por s’ dua të zbuloj më shumë pa u realizuar”, tregoi ajo.

E pyetur nga Bieta nëse është apo jo e dashuruar Era la të kuptohet që është e lumtur, pa dashur të zbulojë më shumë detaje.

Sa i përket planeve familjare për fundvit, Era tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë.

“Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”, tha Era.

Kjo deklaratë e saj vjen pas lajmit të bujshëm të Albeu.com se ndarjes së prindërve të saj, Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit.


Shtuar 4.12.2021 13:53