Kjo perime ju mbron nga depresioni

Një nga perimet tona më të dashura është treguar të jetë jashtëzakonisht efektive në rritjen e shëndetit tonë mendor.

Për cilën bëhet fjalë?

Kërpudhat. Sipas hulumtimeve të reja nga shkencëtarët e Kolegjit Mjekësor të Universitetit të Pensilvanisë, jo vetëm që reduktojnë rrezikun e kancerit dhe vdekjes së parakohshme, por gjithashtu kanë rezultuar të jenë të dobishme për shëndetin mendor të një personi.

Studiuesit përdorën të dhëna ushqyese, si dhe të dhëna për statusin mendor të 24,000 të rriturve në Shtetet e Bashkuara, midis 2005 dhe 2016. Më në fund, ata zbuluan se ata që hanin kërpudha kishin më pak të ngjarë të ishin në depresion.

Pse kërpudhat kanë veprim antidepresiv?

Kërpudhat përmbajnë ergothioninë, një antioksidant që mbron nga dëmtimi i qelizave dhe indeve në trup. Sipas studimeve, antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve mendore (skizofreni, çrregullim bipolar dhe depresion).

Aminoacidi ergothionina është anti-inflamator dhe nuk mund të sintetizohet nga trupi i njeriut. Kur është në nivele të larta, mund të zvogëlojë rrezikun e stresit oksidativ. Rrjedhimisht, redukton edhe simptomat e depresionit.

Kërpudhat e bardha përmbajnë kalium, i cili mendohet se redukton stresin. Hericium erinaceus mund të stimulojë shprehjen e faktorëve neurotrofikë, duke parandaluar kështu çrregullimet neuropsikiatrike si depresioni.


Shtuar 27.05.2022 07:51