Parashikimi i motit për datën 3 maj 2023

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor do të diktojnë motin edhe në Shqipëri, duke sjellë në pjesën më të madhe të ditës vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër.

Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, duke sjellë në vendin tonë rreshje shiu. Por do të ketë zona të izoluara në gjysmën Lindore të territorit, ku do të ketë rrebeshe të përkohëshme.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm edhe përgjatë ditës së mërkurë, pasi do të vijoj dominimi i vranësirave të shpeshta të cilat gjatë orëve të mesditës dhe kryesishtë pasdites do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Ndërsa në orët e para të ditës Kosova parashikohet të ketë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut
Prej disa ditësh pothuajse e gjithë Maqedonine ndodhet në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në vend intervale të gjata me vranësira. Parshikohet që vranësirat më të shumta të jenë në pjesën e dytë të ditës, ku dhe do të sjellin reshje të pakta shi. Ndërsa pjesa e parë e ditës pritet të jetë me altrenime vranësirash të shpeshta dhe kthjellime të pakta.

Rajoni dhe Europa

Europa Juglindore mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshme pritet të jenë dhe vendet Nordike, ku do të kenë vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Britani dhe në Lindje të kontinentit. Po ashtu Europa Qëndrore dhe Jugperëndimore do të jenë me mot të qëndrueshëm./Albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 07:26