Tentoi të fuste mbi 3 mijë kg “miell” në Angli, dënohet me burg shqiptari. E “dogji” Encrochat!

Një shqiptar i cili planifikonte të trafikonte në Angli mijëra kilogram kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine, Azia Jugore dhe Lindja e Mesme është shpallur fajtor e dënuar nga një gjykatë në Londër.

Policia raporton se Denis Xhelili banues në Feltham në Londër është dënuar me 10 vite burg. Pas lirimit nga burgu edhe për 10 vite të tjera do të jetë i lirë me kusht nën disa masa caktuar nga gjykata.

Policia londineze zbuloi se 38 vjeçari shqiptar përmes një kompanie kargo dhe falë lidhjeve me aktorë të tjerë në disa vende të botës kishte nisur përpjekjet për importin e lëndëve narkotike.

Gjykatës, prokurori i çështjes tha se Xhelili  planifikonte të sillte në Angli 3.058 kg Kokainë dhe 2375 kg Heroinë.

Nëse do të ishte i suksesshëm ai do të përfitonte 361 milion paund.

Së bashku me partnerin e tij Sulaiman Bawa ata u zbuluan nga përdorimi telefonave të kriptuar Encrochat.

Xhelili e përdorte Encrochat me emrin “QuailStar”./Albeu.com/ 


Shtuar 17.07.2023 23:17