Konflikt mes shqiptarëve në Itali, 55-vjeçari i shkon të dera e shtëpisë dhe qëllon 3 herë bashkëatdhetarin

Tre shtetas shqiptarë janë përfshirë në një konflikt me njëri – tjetrin, i cili ka shkuar deri në përplasje me armë, duke mbetur i plagosur rëndë një prej tyre në Bibione, Venecia.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 7, raportojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve të deritanishme, tre shqiptarët janë kolegë, të gjithë të punësuar si koptshtarë në një agjenci në Bibioone, por përplasje mes tyre nisi për shkak të parave.

Njëri prejt tyre ka shkuar në shtëpinë e bashkëatdhetarit të tij, i ka rënë ziles dhe më pas ka gjuajtur 3 herë më armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shqiptarit tjetër, duke e lënë të plagosur rëndë.

Në vendngjarja mbërriti policia dhe ambulanca, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Mestres, dy të tjerët në komisariat./albeu.com