Aksident në Tiranë, makina përplas 21-vjeçaren

Një 21-vjeçare është përplasur nga një makinë në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E. K., 21 vjeçe, e cila ishte duke kaluar rrugën në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, në momentin kur një makinë me drejtues shtetasin me iniciale D. K., e përplasi.

Vajza është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia deklaron se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 19:42