Shpërndanin heroinë të ndarë në doza të vogla, arrestohen 2 të rinj në Shkodër

Policia në Shkodër ka arrestuar dy të rinj,24 dhe 21 vjeç, të cilët shpërndanin drogëra të forta në doza të vogla. Ndalimi i tyre është bërë teksa po lëviznin me makinë, dhe gjatë kontrollit këtyre shtetasve u  është gjetur dhe u është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza, kapen në flagrancë teksa lëviznin me automjet, dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 5.12.2022 08:41