Flet futbollisti i Realit: Kam përdorur pishinën që ka përdorur edhe basketbollisti me koronavirus

Pas infektimit me koronavirus tw basketbolistit te Realit, skuadra e futbollit dhe basketbollit janw mbyllur nw karantinw.

Futbollisti i Real Madridit, Luka Joviç ka komentuar gjendjen aktuale në klub për shkak të koronavirusit.

Një basketbollist i Real Madridit ka testuar pozitiv dhe si rrjedhojë të gjithë futbollistët e klubit madrilen që shfrytëzojnë hapësirat sprtive të klubit janë izoluar.

“Dje kemi shkuar në stërvitje, por nga kryesia jemi njoftuar se nuk kemi të drejtë të stërvitemi për dy javët e ardhshme”, deklaroi Joviç për “B92”.

“Të gjithë duhet të jenë në shtëpitë e tyre dhe nuk guxojnë ta braktisin Madridin”, shtoi ai.

“Pasi jam i lënduar dhe nuk kam stërvitur në dy-tri ditët e fundit, kam shfrytëzuar pishinat për rikuperim njësoj sikurse sportisti tjetër që është testuar pozitiv për koronavirus. Mirëpo, nuk ndjej asnjë simptom, ndihem shumë mirë. Pres vendimin e klubit”, theksoi ai.

La Liga është pezulluar për dy javë pas rastit me koronavirus në klubin e Real Madridit.


Shtuar 12.03.2020 13:17