Berisha në sulm për PD! Basha vihet në siklet nga gazetarët: A po përçahet partia?

Partia Demokratike po kalon ditë të vështira dhe më e përcarë se kurrë pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD.

Ky vendim i demokratit Basha solli përplasje dhe përçarje brenda partisë ku tashmë Berisha kërkon të rikthehet në grupin parlamentar si dhe heqë Bashën si kryetar i kësaj partie.

I pyetur nga gazetarët për zhvillimet me Berishën, Basha iu shmang pyetjes por iu përgjigj nëse PD është apo jo e përçarë.

 A po përçahet PD?

Basha: PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Armiku i vetëm i PD është regjimi i instaluar dhunshëm më 25 prill.  /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 29.09.2021 16:52