Ja oraret dhe përballjet çerekfinale në Kupën e Shqipërisë

Ditën e enjte disa prej skuadrave elitare në Shqipëri do të luajnë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Të 4-ta ndeshjet e këtij ruandi do të luhen në të njëjtin orar pikërisht në atë orar që luajt edhe java e fundit e kampionatit, 17:00.

Në grupin A, Apolonia që është një nga surprizat e këtij raundi pret Kukësin, ndërkohë që në Ballsh, Bylis do të sfidojë Skënderbeun. Në grupin B, Tirana do të presë në kryeqytet Besëlidhjen e Lezhës që në 1/8 nxorri jashtë turneut Partizanin, ndërsa Vllaznia do të sfidojë Teutën.

Çerekfinalet:

Tirana-Besëlidhja, 17:00

Vllaznia-Teuta, 17:00

Apolonia-Kukësi, 17:00

Bylisi-Skënderbeu, 17:00


Shtuar 8.06.2020 20:26