Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, reagon për herë të parë Rama: Do të kthehem shpejt mes jush

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas operimit.

Nëpërmjte një postimi në Facebook, Rama faendron të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.

Rama iu nështrua ndërhyrjes kirurgjikale ditën e djeshme në spitalin e QSUT-së, ndërsa sot doli nga spitali.

Reagim i plotë

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi

/albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 12:32