Paga minimale 300 euro! A e kopjoi Rama Bashën i cili e premtoi një vit më parë?

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Lulzim Basha shpesh herë kanë akuzuar njëri tjetrin për “kopjime” premtimesh e vendimesh.

Së fundmi, kryeministri Rama duket se është “frymëzuar” nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjatë kongresit të PS, Rama deklaroi se në janar të 2021, në Shqipëri paga minimale do të jetë 300 Euro.

“S’do ketë më njerëz që punësohen e marrin më pak se 300 mijë lekë”, u shpreh kryeministri.

I tillë ka qenë edhe premtimi i shtatorit të vitit 2019 nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Vendimin e PD-së për të kaluar brenda gjashtë mujorit të parë të mandatit tonë qeverisës masën e pagës minimale në 300 euro dhe brenda katër viteve të parë nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë”, shprehej Basha.

A është frymëzuar Rama nga premtimet e Bashës?

Mbetet për t’u parë pasi në të dyja rastet ende është thjeshtë një premtim. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 17:52