Vetëm 4 dhjeta në provime, “merr fund” arsimi në Shqipëri (FOTO LAJM)

Duket se arsimi në Shqipëri po shkon gjithnjë e në një situatë më të keqe.

Këtë të premte janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturën shtetërore.

Portali studentor ka dhënë një njoftim dhe bëhet me dije se nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10.

Rezulton nga të dhënat se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që nota mesatare e përgjithshme është 7.45.

“Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në njoftim.

Ju bëjmë me dije se të parë notën mund të klikoni linkun dhe të vendosin të dhënat tuaja.