Ngjarje e frikshme në Romë! Imobile përfshihet në një aksident automobilistik, ndodhej në makinë me vajzat

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë. Kapiteni i Lacios, Ciro Imobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë në një aksident automobilistik.

Sipas informacioneve të para, një tramvaj po kalonte Ponte Matteotti, që lidh lagjen Flaminio me atë të Pratit, pak kilometra larg stadiumit Olimpik.

Tramvaji kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me makinën e futbollistit duke e shkatërruar atë.

“Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, tha kapiteni i Lacios.

Në aksident janë përfshirë edhe makina të tjera ndërsa shtatë persona janë transportuar me ambulancë në spital. Vajzat e futbollistit janë larguar me mbajtëse në qafë drejt spitalit./Albeu.com/


Shtuar 16.04.2023 11:07