EMRI/ I vendoset tritol një biznesi në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Një shpërthim ka ndodhur në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën “Jusuf Vrioni te Komuna e Parisit.

Mësohet se është hapur me forcë dera e një dyqani në pronësi të  qytatarit nga Kukësi, Amrald Canaj, EMme anë të plasjes së një kapsolle detonatorë, ose sasie lëndë plasëse.

Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur dhe lënda eksplozive të jenë venë për mesazh. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar nëse është filmuar lëvizja e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 11.12.2022, rreth orës 09:30, Policia ka marrë njoftim se ishte hapur me forcë dera e një dyqani, në rrugën “Jusuf Vrioni”.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A. C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  të shkakut të dëmtimit të derës./albeu.com