Përmbytjet, Berisha i përgjigjet Ramës: Në vend që të kërkosh ndjesë dhe të shkarkosh zinxhirin drejtues, gënjen qytetarët

Një debat në distancë me akuza dhe kudër akuza po zhvillohet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Sali Berisha, në lidhje me përmbytjet.

Berisha i është përgjigjur Ramës, duke thënë se në vend që të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë zinxhirin drejtues në Shkodër, vetëm gënjen.

“Kanë hapur dy tunelet e Komanit, portat e Komanit dhe kanë hapur të gjitha potat e vaut të dejës. Kaq I fuqishëm ka qenë vërshimi, sa ka ngritur me themel, Urën e Bahcallëkut. Nuk kishin parë ndonjëherë banorët dhe njeri që i përmbyti ato, ka dy ditë që i gënjen qytetarët, në vend që të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë zinxhirin drejtues”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 23.11.2022 13:44