U ribashkua me Getinjon pasi është shtatzënë? Del foto e Vivien me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Getinjo dhe Viven Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin. ‘Indeksonline’ publikoi një video ku ata bisedonin në një kafene në Ferizaj.

Videoja erdhi pak javë pasi ata njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre që e nisën në ‘Big Brother VIP Kosova’. Ata fshinë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami dhe nuk ndiqen më.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Vivien tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

Mirëpo, ka aludime se ribashkimi i tyre ka ardhur pasi janë në pritje të fëmijës së parë.

Vivien ka publikuar në Instagram një video ku vihen re barku paska më i rrumbullakosur mbi të cilin ajo mban dorën sikur e përkëdhel.

Deri tani çifti nuk ka reaguar mbi zërat. Vlen të theksohet se raportimet se Vivien është shtatzënë kanë disa muaj që qarkullojnë në media.


Shtuar 31.05.2023 14:19