Chelsea po mendon transferimin e madh nga Barcelona, nisin kontaktet e para me yllin katalanas

Chelsea tashmë po konsideron të afrojë këtë merkato verore sulmuesin katalanas, Pierre Emerick Aubameyang.

Klubi anglez ka nisur kontaktet e para me lojtarin dhe agjentin e tij për të diskutuar kërkesat e palëve. Chelsea ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për ish-sulmuesin e Arsenalit.

Aubameyang është emri i parë në listën e Chelsea për fazën sulmuese. Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë qartësi rreth këtij operacioni./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.08.2022 09:14