E mori “peng” me motor, zbardhet dëshmia e 17-vjeçares në Greqi të përdhunuar nga shqiptari

Pas akuzave për përdhunimin e një 17-vjeçareje në Greqi nga një shtetas shqiptar, është zbardhur edhe dëshmia e kësaj të fundit në polici.

Adoleshentja ka rrëfyer në polici kalvarin e vuajtjeve me shqiptarin, i cili pas aktit të dhunës e ka shoqëruar në shtëpi me motor, ndërsa e ka kërcënuar se do ta vriste në rast se do të tregonte për atë që kishte ndodhur.

Ajo ka shtuar se mbrëmjen e 11 prillit, 30-vjeçari e ka bindur që të kryejnë një shëtitje e më pas e ka çuar në shtëpinë e tij rreth orës 21:30. Pasi kanë hyrë brenda shqiptari ka ngritur zërin e televizorit në mënyrë që komshinjtë të mos dëgjonin zhurma dhe më pas ka përdhunuar adoleshenten.

E gjithë situata sipas vajzës ka zgjatur rreth 30 minuta, më pas shqiptari e ka marrë dhe e ka dërguar në shtëpi me motor dhe i ka thënë që mos tregojë pasi sapo ka dalë nga burgu.

Kujtojmë se policia greke ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet për përdhunimin e një 17-vjeçareje.

E gjithë ngjarja, është zbardhur nga mediat greke, të cilat kanë treguar me detaje gjithçka ka ndodhur mes shqiptarit dhe adoleshentes, të cilët ishin njohur në Instagram./albeu.com/