Lleshaj për një mandat të dytë: Që nuk do jem më, është e sigurt

Ministri Sandër Lleshaj ka qenë sot në qytetin e Vlorës nga ku është pyetr nga gazetarët lidhur me kriminalistikën, kanabisin si dhe zgjedhjet e reja politike.

Sipas Lleshajt, kultivimi i lëndës narkotike në vendin tonë është në rënie e kjo faktohet nga sasia më e pakët e drogës që është sekuestruar në këto vitet e fundit në brigjet e Italisë fqinje.

“Tendenca e narkotikëve ka rënë, kjo duket nga droga e sekuestruar në brigjet italiane, e cila ka shkuar drejt zerimit këtë vit, tendenca e kultivimit po ashtu”, është shprehur Lleshaj, që nuk ka lënë pa komentuar as zërat për largimin e tij nga qeveria.

Lleshaj, në dukje i relaksuar nga vendimi që është marrë për të, tha se askush nuk është i përjetshëm në postet që i caktohen, dhe shtoi se ai nuk do të jetë më ministër.

“Që nuk do jem më, është e sigurt, asnjë nuk është i sigurt në këtë post”, është shprehur Lleshaj duke qeshur.


Shtuar 11.09.2020 08:57