Gabriel Jesus: Jam gati të luaj 70 ndeshje në sezon, po e shijoj karrierën time tek Arsenal

Gabriel Jesus , duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes të Ligës së Evropës kundër PSV-së, foli për orarin shumë të bllokuar: “Ndihem 100% të formës time, rikuperohem mirë pas çdo ndeshje.

Ndjehem më mirë, fle më mirë, me fanellën e Arsenalit. Më pëlqen jeta dhe jam gati të luaj 70 ndeshje në një sezon. Nuk është vetëm një çështje fizike, është mendja ajo që ka më shumë rëndësi, ajo kontrollon trupin.”

Më pas ai u rikthye duke folur për lamtumirën e tij me Manchester Cityn: “Kam thënë shumë herë se u argëtova atje, pastaj të gjithë kanë nevojë për sfida të reja dhe kjo është ajo që ndjeva në atë moment”, u shpreh sulmuesi brazilian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.10.2022 15:54