Luiza Gega thyen rekordin e ri kombëtar

Luiza Gega e ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2023 me një tjetër rezultat të madh.

Kampionia kuqezi ka stampuar një tjetër rekord kombëtar me kohë super, këtë herë në 2000 metra me pengesa, aktivitet i zhvilluar në Zagreb, i kategorisë “Continental Gold Tour”.

Ndonëse bëhet fjalë për një sezon të gjatë dhe me ngarkesë të madhe garash, Luiza e përfundoi me paraqitje fantastike, teksa fiksoi kohën 5:56.79, duke përmirësuar me disa sekonda rekordin e saj kombëtar 6:00.07 të vendosur në vitin 2019.

Koha 5:56.79 e regjistruar nga Luiza Gega në Zagreb është koha e dytë me e mirë në historinë e disiplinës 2000 metra me pengesa në Europë dhe e katërta më e mirë në botë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiza Gega (@luizagega)


Shtuar 12.09.2023 13:08