Protesta te selia e PD, Rama me mesazh të koduar: Budallenjtë e vështirësojnë jetën dhe më shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook shprehjen e një aktori amerikan i cili thotë: “Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë dhe më shumë”.

Ky është një mesazh i koduar për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilët janë në një “betejë” se kush do të qëndrojë në krye të PD-së.

Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas mbylljes së protestës së thirrur nga Berisha para selisë blu, për të nxjerrë Bashën nga zyra.

Protesta u shoqërua me tensione dhe dhunë për rreth tre orë, duke lënë pas gjithçka të shkatërruar. Berisha foli para mediave ku lajmëroi se jo shumë larg do të jetë protesta e radhës./albeu.com


Shtuar 8.01.2022 14:49