E rëndë në liqenin e Fierzës, mbytet 16 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.

Mësohet se një 16 vjeçar është mbytur mesditën e sotme në liqenin e Fierzës.

Ai ishte duke u larë në zonën e quajtur Gostil i Poshtëm ku edhe është mbytur.

Për gjetjen e tij janë angazhuar peshkatarët e zonës dhe forcat e rendit.

Pas disa minutash kërkime peshkatarët kanë gjetur trupin e pajetë të 16 vjeçarit në thellësitë e ujërave të liqenit.

Kukës/ informacion paraprak

Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqe, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. /albeu.com/


Shtuar 9.06.2020 13:26