47 gradë celcius në hije, rekord i ri temperaturash në Palermo

Italia vendosi këtë të hënë rekordin historik të temperaturës. Palermo zhbën rekordin e të gjitha kohërave dhe regjistron vlerën 47 gradëve në hije në orën 15:42.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar 44,8°C në Gusht të vitit 1999.

Për Observatorin Astronomik që mat temperaturat, kjo është një e dhënë shumë domethënëse pasi ka një diferencë kaq të madhe me dy gradë pas 23 vitesh.

Mbrojtja Civile rajonale ka shpallur alarmin e kuq për rrezikun e zjarrit në Siçili.


Shtuar 24.07.2023 22:57