“Do të shënoj të paktën 5 gola”, Neymar i bën një premtim Brazilit

Ylli i PSG-së dhe i kombëtares së Brazilit, Neymar është zotuar të shënojë të paktën pesë gola për Brazilin në Kupën e Botës.

Brazili hyn në turne si një nga favoritët pavarësisht se nuk e ka ngritur trofeun që nga viti 2002. Brazili ndjehet edhe më favorit pasi Neymar ndodhet këtë sezon në formë shumë të mirë.

Neymar ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 12 asistime në 19 ndeshje në të gjitha ndeshjet për PSG këtë sezon. Duke u pyetur në një lidhje live rreth se sa gola do të shënojë në Katar, ai u përgjigj: “Të paktën pesë gola”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2022 21:28