Arjan Shehu: Falë meje, një grua u bë me fëmijë pas 8 vitesh përpjekje

Arjan Shehu trashëgimtar i Sektit Halvetjan, ka treguar se falë tij një grua u bë me fëmijë, pas tetë vitesh përpjekje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arian Shehu, i cili është gjithashtu artist i mirënjohur i muzikës polifonike shqiptar, tregoi rastin e një gruaje që nuk mund të bënte fëmije edhe pas shumë vitesh përpjekjeje, por pas takimit me zotin Arian, për 1 muaj zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

“Njëra nuk bëri fëmijë 8 vjet, i dhashë një gjë, dhe në krye të muajit ngeli shtatzënë. Bëri djalë. I dhashë një nuskë që e mbajti në mes”- tha ai./albeu.com/


Shtuar 1.07.2023 19:30