FOTO LAJM/ Rusia “njeh” Kosovën

Ambasada e Rusisë në Suedi ka bërë një publikim në faqen zyrtare në “twitter” ku është paraqitur hartat e vendeve të Evropës dhe çmimet e gazit për secalin shtet.

Ajo që bie në sy është edhe harta e Kosovës me kufijtë ekzistues.

Harta e Republikës së Kosovës gjendet në fotografinë e publikuar nga kjo ambasadë edhe përkundër faktit se Rusia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Në foton e publikuar nga kjo Ambasadë bie në sy edhe rajoni i Krimeas që është pjesë e Ukrainës./Express/


Shtuar 18.01.2023 11:44