Njoftoi largimin e përjetshme nga ekranet, por veprimi i fundit i Albano Bogdos bën lëmsh rrjetin (FOTO LAJM)

Prej vitesh Albano Bogdo është kthyer në një prej komedianë e më të njohur në vendin tonë, teksa prej shumë vitesh e shohim pjesë të programeve si “Apartamenti 2XL” dhe “Klanifornia”.

Pak ditë më parë ai i surprizoi të gjithë kur njoftoi tërheqjen e përhershme nga ekrani. Përmes një statusi në Instagram, Albano shkruante: “Duke iu falenderuar të gjithëve për komplimentet, por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjeshtme nga ekrani”.

Por duket se vendimi i tij nuk ka zgjatur shumë sepse aktori është parë sot në një postim të kolegut të tij, Julian Deda, si pjesë e kastit të sezonit të ri të emisionit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)


Shtuar 31.01.2023 10:58