DOKUMENTI/ Plani me 5 pika i Kurtit, Borrell i përgjigjet kryeministrit të Kosovës: Kushtet e BE dhe SHBA janë të qarta

Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ia ka kthyer letrën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për 5 pikat e propozuara nga ai që të dilet nga kriza.

Por Borrell, ka thënë se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta.

Pika parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.

Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet opercionale për rreth atyre komunave, kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet. Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementet radikale.

Pika e tretë kërkohet që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Pasi të realizohen kushtet e Bashkimit Evropian, Borell ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

 

 


Shtuar 14.06.2023 21:16