U aksidentua nga një makinë në Korçë, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, kur viktima u aksidentua me makinë nga shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

69-vjeçari u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, pas aksidentit, ku më pas ka ndërruar jetë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.


Shtuar 7.03.2023 11:31