Basha në Lushnjë: Sa të kem frymë nuk do të lë gjë pa bërë që mundi juaj mos të shkoj dëm

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Lushnjës. Basha tha se, masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndaluar përkohësisht projektin e PD, por do të bëjë çdo gjë që mundi i shqiptarëve të mos shkojë dëm.

“Ndonëse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur përkohësisht projektin tonë të ndryshimit dhe aspiratën kombëtare për ndryshim, nga kjo masakër e projektuar për ta prerë përgjysmë, në fakt kemi dal më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë.

Në një betejë, sakrificat e së cilës nuk mund të tregohen por që unë i di, i mbani në trupin tuaj, në shpirtin tuaj, në zemrat tuaja, në mendjet tuaja për të cilat do t’u jem përjetë mirënjohës dhe sot dua vetëm t’ju them vetëm se sa të kem frymë nuk do të lë gjë pa bërë që mundi juaj mos të shkoj dëm”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 1.06.2021 15:24