“U çmenda …”, Luizi nuk duron dot më, a po dështon misioni i tij?

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka pasur një mision mjaft të vështirë gjatë kësaj jave.

Ai ka bërë një plan kinse dëshiron të distancohet për një kohë nga partnerja e tij, prezantuesja Kiara Tito.

Kjo ka bërë që të mërzitet në masë të madhe moderatorja, duke qenë se ishte një veprim i papritur nga ana e artistit shkodran.

Teksa po vazhdon akoma misionin, ai ditën e sotme (e shtunë) thotë se nuk po mundet më.

Këngëtari është shfaqur duke bërë dush dhe me këtë rast është kthyer nga kamerat duke thënë ‘u çmenda’.

“U çmenda”, shprehet ai ndërsa në një moment fillon dhe qesh.

Mbase ka qenë tejet e vështirë edhe për Luizin, i cili ia ka shprehur vazhdimisht dashurinë Kiarës.

Ata kanë qëndruar tërë kohën të përqafuar me njëri-tjetrin e në disa momente intime.

 


Shtuar 22.04.2023 18:15