Përfshihet nga flakët banesa në Yzberisht

Tiranë– Një banesë në katin e dytë të një pallati në Yzberisht është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, por ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak të pranisë së madhe të mjeteve të tjera.

Nuk dihen ende rrethanat si ka rënë zjarri, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./Albeu.com/ 

 


Shtuar 21.06.2023 09:28