Klopp po përgatit surprizën, kontakton me babanë e Mbappe

Liverpool duket se po bëhet gati për një godotje të madhe gjatë merkatos së verës.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG.

Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe.

‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë për të përfituar në garën për lojtarin.

Liverpool thuhet se do të bëjnë një ofertë të lartë për francezin, i cili është edhe në radarin e Real Madrid.


Shtuar 26.04.2020 08:10