Kukësi e Gjirokastra blindohen nga policia, sekuestrohen 17 makina luksoze

Policia e Shtetit ka blinduar qarkun e Gjirokastrës dhe Kukësit ku mësohet se dhjetra efektivë kanë dalë në terren. Burimet bëjnë me dije se në Gjirokastër janë sekuestruar 17 makina luksoze.

I njëjti operacion po zhvillohet në këto momente edhe në Kukës ku Policia po ushtron kontrolle të imtësishëm.

Prej 2 ditësh 2 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Kukës duke bërë kontrolle në pika të ndyshme në dalje apo në hyrje të qytetit.

Theksojmë se drejtoria e Policisë Kukës nuk ka dhënë ende informacionë për shoqërimet që janë bërë. /albeu.com/


Shtuar 8.02.2020 18:08