Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Hani i Hotit, dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku dy makina janë përplasur më njëra tjetrën në afërsi të fshatit Grizhdë.

Mësohet se një mjeti tip “Benz” me targë malazeze është përplasur me një makinë të tipit “Golf 5”.

Si pasojë e aksidentit dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë nisur për të marrë ndihmë mjekësore në spital

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 22.01.2023 19:07