Mori dozën e tretë, Rama: Vaksinë me short, jam si kokrra e qepës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka ndarë në Facebook një video nga qendra ku mori dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Duke qenë se shumë njerëz janë skeptik për vaksinën që merr Rama, ky i fundit kërkoi dy vullnetarë që të zgjidhnin së cilën dozë përforcuese do të merrte.

Rama e ka postuar këtë moment në Facebook ku shkruan se po bën vaksinën me short dhe me shaka shprehet se është si kokrra e qepës.

Ky postim i Ramës vjen në një kohë kur Presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhen në studio telezivie dhe po komentojnë situatën politike në vend./albeu.com


Shtuar 2.12.2021 22:52