Salah i vendosur: Dua të fitoj “Topin e Artë”

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah ka konfirmuar se dëshiron që një ditë të fitojë “Topin e Artë”.

Salah është në një formë spektakolare prej disa sezonesh, teksa tek i fundit  ka 37 gola dhe asistime të kombinuara, ende nuk ka marrë asnjë çmim individual.

Në fund të ditës janë mendimet e njerëzve, por në mendjen time, jam lojtari më i mirë në botë, kjo është çfarë i them vetës sime.

Nuk mund të them se nuk dua ta fitojë Topin e Artë ose çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, sepse dua ta fitojë njëren.

Por, nëse nuk fitojë asnjërën nuk është problem. Çdo gjë që dua, zakonisht e marr. E di që do ta fitojë ndonjërën më vonë, nuk jam i shqetësuar”, deklaroi ai. /albeu.com


Shtuar 6.12.2021 10:12