Engjëll Agaçi thirret në SPAK, nuk flet para kamerave: S’kam asnjë koment!

Ditën e sotme Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi është parë në ambientet e SPAK.

Ende nuk dihet arsyeja pse Agaci ndodhet në këto ambiente.

Ndërkohë para mediave ai ka zgjedhur që të mos flasë, duke u shprehur: Nuk kam koment raporton News 24.

Ai është akuzuar nga opozita si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve. Kujtojmë se Agaçi është thirrur si dëshmitar edhe në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për këtë çështje.