U bllokuan nga bora, fund i mirë për pesë të rinjtë në Malësinë e Madhe

Pesë të rinjtë të cilët ishin bllokuar nga dëbora në Ramzë në Malësinë e Madhe kanë shpëtuar.

Burime bëjnë me dije se të rinjtë janë shpëtuar nga ekipet shpëtuese nga Shtabi i Forcave të Ndrëhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Djemtë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, me përjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik.

Mësohet se ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet nga Policia për në Razem, atje ku pret edhe autoambulanca.

Ata kishin shkuar për të bërë ski në pikën turistike, Razmë, por janë përballur me temperatura të ulta dhe në kushte që e kishin të pamundur kthimin me mjetet e tyre apo pa ndihmën e FNSH.

Kujtojmë se ishin vetë të rinjtë ata që arritën të komunikojnë me forcat speciale, dhe të njoftojnë këta të fundit për situatën në të cilën ndodhen./albeu.com/


Shtuar 1.02.2023 21:15