7 vite mungesë, Jonida Maliqi rikthehet si “Hije” në muzikë (VIDEO)

Jonida Maliqi i është përkushtuar vitet e fundit thuajse me kohë të plotë televizionit, me projektet e saj dhe jo vetëm, megjithatë rikthimet tek dashuria e saj, muzika, i ka gjithnjë speciale.

E tillë është edhe “Hije”, kënga e fundit e artistes, e publikuar diten e djeshme, e cila sjell Jonidën e muzikës ritmike, duke i lënë pakëz mënjanē baladat.

Megjithatë Jonida nuk ka lënë mënjanë temën e dashurisë, edhe pse bëhet fjalë për një dashuri të përfunduar keq, që e ka lënduar, ndonëse vetë kënga të bën shumë lehtë të kërcesh. Edhe videoklipi është i kuruar deri në detaj, po fundja nuk pritet gjë tjetër nga këngëtarja, me performancën e saj që herë pas here na bën të besojmë vërtetë që është lënduar. Apo?…

Gjithsesi, është gjithmonë një ditë e mirë për muzikën shqiptare kur Jonida publikon këngë, sidomos këtë herë kur erdhi si “Hije” për t’i dhënë dritë verës