Këto priten të jenë dy transferimet e para të Koeman te Barcelona

Barcelona e ka konfirmuar se Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Katalansve.

Koeman do ta marr drejtimin e Barcelonës e cila është në krizë dhe do të ketë një mision të vështirë para vetes.

Holandezi ka piketuar dy transferimet e para që do t’i synoj gjatë këtij afati kalimtar.

I pari në listë është ylli i Lyon, Memphis Depay. Koeman e njeh Depayn nga përfaqësuesja e Holandës dhe beson se do të ishte përforcimi ideal për skuadrën e tij të re.

Depay është i aftë të luaj në krah dhe si sulmues i rrejshëm, ndërsa Barcelona mund ta transferojë atë për një çmim të ulët, pasi që Lyon nuk do të luaj në garat Europiane sezonin e ardhshëm.

I dyti përforcim vjen nga ish-skuadra e Koeman, Everton.

Bëhet fjalë për Michael Keane, i cili luan si qendërmbrojtës. 27-vjeçari ka bërë paraqitje të mira dhe Koeman e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Pique.


Shtuar 19.08.2020 11:23